Full Time

Paketues Porosish Online / 5 months ago

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Paketuesit

Detyrat Kryesore:

  1. Përgatitja e Porosive:
    • Mbledhja e produkteve dhe materialeve për çdo porosi në përputhje me çdo fature të dhënë për paketim.
    • Verifikimi i sasisë, cilësisë, specifikave apo funksionalitetit të produkteve për të siguruar që ato përputhen me porosinë dhe specifikat e klientit.
  2. Paketimi i Produktit:
    • Vendosja e produkteve në kuti ose qesen perkatese sipas udhëzimeve të dhëna.
    • Sigurimi që produktet të jenë të vendosura në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme për të minimizuar dëmtimin gjatë transportit.
  3. Kontrolli i Cilësisë:
    • Inspektimi i produktit për të siguruar që cilësia, sasia apo karakteristikat janë në përputhshmëri me standardet e kompanisë dhe kërkesat e klientit.
    • Njoftimi i menaxherit për çdo problem ose çështje që dalin gjatë procesit të paketimit.
  4. Etiketimi:
    • Aplikimi i etiketave në kuti ose qese me informacionin e nevojshëm për identifikimin e porosisë dhe përmbajtjen e saj.
    • Verifikimi i saktësisë së informacionit të etiketave për të siguruar që çdo porosi të jetë e drejtësisht identifikueshme.

Përgjegjësitë:

  1. Përgjegjësi për Cilësi:
    • Sigurimi që të gjitha porositë të paketuara përmbajnë produktet e duhura dhe janë të paketuara me kujdes për të siguruar cilësi të lartë.
    • Raportimi i çdo çështjeje dhe mangesie apo menjëherë tek menaxheri për veprime korrigjuese.
  2. Përgjegjësi për Sigurinë:
    • Zbatimi i rregullave dhe udhëzimeve të sigurisë për të minimizuar rrezikun e aksidenteve në vendin e punës.
    • Parandalimi i dëmtimit të produkteve gjatë paketimit duke përdorur mjete dhe teknika të sigurta.
  3. Përgjegjësi për Efikasitetin:
    • Përpjekja për të kryer detyrat në kohë dhe në mënyrë efikase për të siguruar që porositë të jenë të gatshme për dërgesë në afatin e duhur.
    • Bashkëpunimi me kolegët për të siguruar që procesi i paketimit të shkojë pa pengesa dhe në mënyrë të efektshme.

Pakëtuesi është i përgjegjshëm për sigurimin e një paketimi të saktë dhe të cilësisë së lartë për çdo porosi dhe për të vepruar në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga departamenti. Çdo shkelje e detyrave dhe përgjegjësive të tij duhet të raportohet dhe trajtohet sipas politikave të kompanisë.

Pagesa fillestare: 450 (neto)
Orari: 7 ore e 30 min + 30 min pushim

Job Alert

Subscribe to receive instant alerts of new relevant jobs directly to your email inbox.

Join our email subscription now to get updates on new jobs and notifications.