Full Time

Magazinier (Tirane) / 4 months ago

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Është pergjegjës për sistemimin e mallrave në ambientet e magazinës.
• Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinën përkatëse si dhe komunikon me operatoren e Finances në magazinë për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.
• Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasitë fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqerues.
• Siguron ndarjen e saktë të detyrave për punonjësit e magazinës për sistemimin e mallrave dhe përgatitjen e porosive.
• Mban një listë me gjitha barkodet e produkteve dhe njofton operatoren e financës sa herë ka ndryshime të barkodeve gjatë furnizimeve.
• Monitoron në bazë ditore stokun e magazinës dhe vazhdimisht krahason gjëndjen fizike me sasitë në sistem duke ndihmuar ne inventarizimet fizike te produkteve qe ndermerren nga Inventarizuesit.
• Koordinon punën e punëtorëve të magazinës, si dhe i monitoron ata.
• Bashkëpunon me departamente të kompanisë mbi procese të ndryshme.

Kriteret:

• Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 (dy) vite si magazinier.
• Të jetë korrekt në respektimin e orareve dhe procedurave te punës të caktuara nga Kompania,
• Të ketë cilësi të mira të drejtimit të grupit dhe punës në grup.

Orari I punes

  • E hene-E shtune 08:30 – 17:00

Paga:

  • E negociueshme ne varesi te eksperiences
  • Transporti i perfshire brenda Tiranes

 

Job Alert

Subscribe to receive instant alerts of new relevant jobs directly to your email inbox.

Join our email subscription now to get updates on new jobs and notifications.